Mbi tre mijë jetë të humbura nga koronavirusi në SHBA, mes viktimave edhe gazetarja e njohur e CBS News

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.03.2020, 02:01

SHBA është vendi i parë në botë, që mban numrin më të lartë të rasteve me koronavirus.

Siç shihet dhe në përditësimin më të fundit të autoriteteve amerikane, numri i rasteve me Covid-19 ka shkuar në mbi 163 mijë.

Vetëm gjatë orëve të fundit janë konfirmuar mbi 19 mijë raste të reja.

Ndërkohë, 565 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në SHBA, duke e çuar numrin total të viktimave në 3148.

Mes viktimave të koronavirusit në SHBA është gazetarja e njohur e rrjetit amerikan të lajmeve CBS, Maria Mercader.

Ajo ndërroi jetë në një spital në New York, pasi luftoi me koronavirusin.

Në njoftimin e ndarjes nga jeta të saj, CBS e kujtoi gazetaren e ndjerë si një "veterane të rrjetit që mbuloi lajmet për gati tri dekada, dhe së fundmi ndihmoi në formimimin e strategjisë për korrespondentët dhe reporterët e rrjetit".

Mercader luftoi me kancerin prej më shumë se 20 vjetësh. Ajo kishte qenë me leje mjekësore që prej fundit të shkurtit, thuhej në lajmërimin e CBS.

Ajo filloi të punojë si gazetare në rrjetin CBS News që në vitin 1987, menjëherë pasi ishte diplomuar në Kolegjin e New Rochelle.

54-vjeçarja drejtoi edhe disa emisione kombëtare dhe të huaja. Kohët e fundit, ajo kishte punuar si drejtore e strategjisë së talenteve.

Në lidhje me vdekjen e saj, Presidenti i CBS. Susan Zirinsky, tha:

Më shumë sesa talenti i saj si gazetare, do të na mungojë shpirti i saj fisnik. Maria ishte pjesë e të jetës sonë. Edhe kur ishte shtruar në spital, ajo e dinte se çfarë po ndodhte në CBS, dhe inkurajonte të tjerët, duke iu thënë: Mundeni ta bëni këtë. Unë e cilësoja Marian, si një "luftëtare". Ajo ishte një dhuratë për ne, të cilën e vlerësonin pa masë.

Edhe shumë media të tjera amerikane shprehën ngushëllime për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetares 54-vjeçare.

Burimi: USA Today|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit