Njerëzit e pastrehë në Australi do të zhvendosen nga rruga, në hotele me pesë yje në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit .
Qeveria australiane po planifikon të strehojë njerëz të pastrehë në hotelin Pan Pacific në Perth.
Mësohet se është një numër i madh të patrehësh, të cilët nuk janë në gjendje të izolohen gjatë ‘kërcënimit’ të COVID-19.
Çmimi fillestar për akomodimin në hotelin e Pan Pacific është 170 dollarë për një natë, me dhomat më të shtrenjta që kushtojnë 260 dollarë për një natë.
Gjithashtu programi mund të zgjerohet për të akomoduar viktimat e dhunës në familje dhe ata që vuajnë nga çështje të shëndetit mendor.
Burimi: DailyMail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA