Gjendja në Gjermaninë paraqitet shumë e rënduar prej Covid-19. E ditur bëhet Kina do të japë për rajonet më të prekura nga Covid-19 në Gjermani 100,000 maska mbrojtëse.
Ato do të dërgohen kryesisht në rajonin e Saksonisë së Ulët. Shkollat, baret dhe shumica e dyqaneve janë mbyllur aty.
Ekonomia në Gjermani ‘ka rënë në koma’ prej Covid-19. Raportohet se dalja në rajonin e Saksonisë së Ulët lejohet vetëm vetëm për arsye nevoje. Në këtë rajon numri i të infektuarve me Covid-19 ka shkruar në 2084.
Zyrtari gjerman, Reiner Haseloff ka thënë se e vlerëson ndihmën që ka thënë Kina. Po ashtu ai ka treguar edhe se i kishte shkruar një letër, ku kërkonte ndihmë nga Kina dhe përgjigja ka ardhur shumë shpejt.
Kudo nëpër gjithë Gjermaninë vazhdojnë thirrjet për të qëndruar në shtëpi dhe për të respektuar higjenën personale dhe distancimin social.
Burimi: Bild/ Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania