Shqiptarët dy fjalë për Kurtin: Në kohën e luftës i pritëm si vëllezër, tani as për vdekje s’po na lënë të kalojmë

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 02.06.2020, 17:13

Teksa Shqipëria ndodhet në ditën e dytë të hapjes së kufijve,Kosova duket se po bën të kundërtën, duke nxjerrë vështirësi në qarkullimin e shtetasve shqiptarë.

Sipas një komunikate nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, asnjë person nuk lejohet të futet në territorin e Kosovës, nëse nuk ka bërë testin e Covid-19 gjatë katër ditëve të fundit, nga momenti që ata kërkojnë të hyjnë.

Në pikat kufitare kërkohet të bëhet tamponi për çdo shtetas që dëshiron të futet në Kosovë, ndërkohë që hyrja në territorin e Shqipërisë kushtëzohet vetëm nga matja e temperaturës.

Kjo gjë ka shkaktuar indinjatë tek qytetarë të shumtë, të cilët në disa intervista për Report Tv kanë shprehur shqetësimin e tyre.

Një qytetar tha:

Më ka kthyer dy herë, kërkojnë tampon, bën 30 euro më thotë,por nuk ka ku e merr shteti, unë vij nga Tirana, me qenë ma kishte bërë shteti.

Një tjetër tha gjithashtu:

Ne punojmë në Kosovë, në prishtinë, jemi bllokuar tani.Tani e morëm vesh se duhet testi, s'dinim gjë.Sot na thanë lejohet, por doli e kundërta.

Një i tretë shtoi:

Nuk po na lejojnë,kemi dy raste vdekjeje, djali dhe vajza e dajës,erdhëm nga Tirana me tre makina,por nuk na lejojnë, kërkojnë tamponin.Na thanë po presim urdhër tjetër.

Kryeminstri tha mbrëmë për Report TV se në Kosovë është hequr izolimi, por tamponi vazhdon ende të kërkohet.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit