Nxorri videon private të nënës së djalit të dhunuar, Elisa Spiropali: Ardi Veliu ishte i stresuar

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 05.06.2020, 14:48

Pak ditë më parë, Drejtori i policisë së Shtetit, Ardi Veliu, shantazhoi përmes një videokonference nënën e djalit 15-vjeçar që policia e tij dhunoi pranë Liqenit Artificial. Ai tregoi një video të saj ku shfaqej me një pistoletë në dorë, teksa xhironte një film.

Veliu e përdori këtë video për të justifikuar dhunën e policisë, duke treguar edukatën e familjes nga vjen adoleshenti. Kjo ishte e turpshme duke treguar edhe një herë llumin e madh që drejton policinë.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Elisa Spiropali. Në një intervistë për Abcneës, Spiropali është përpjekur të justifikojë Veliun.

Ajo ka thënë që Veliu ka qenë i stresuar dhe se ka marrë dënim moral.

Pjesë nga biseda:

Elisa Spiropali: Ishte deklaratë e gabuar, e nxituar, e panevojshme, arsyetoj unë dhe ata që janë pyetur, edhe kryeministri. Drejtori i Përgjithshëm është në një stres të madh, nën një presion të jashtëzakonshëm…

Juli Xhokaxhi: Zonja Spiropali, ky nuk mund të jetë një justifikim, që ka qenë i stresuar, sepse mund të dalë dhe roja i shkollës të thotë isha i stresuar…

Elisa Spiropali: Më dëgjuat të justifikoj drejtorin?

Juli Xhokaxhi: Sapo thatë ishte shumë i stresuar.

Elisa Spiropali: Fola mbi kontekstin ku operaon drejtori i policisë, Ku plūmbat politikë e mediatikë që bien mbi drejtorin e policisë. Ishte një deklaratë e panevojshme dhe e gabuar. Ka marrë ndëshkimin publik dhe moral dhe vërejtjet përkatëse. Por veprimtaria e tij në krye të policisë është me e vlefshme se sa gabimi që ka bërë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit