Kompania e Gjergj Lucës shkatërron lumin Shkumbin, banorët: Na kanë kërcënuar me armë, duan të na marrin tokat

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 05.06.2020, 16:15

Ditën e sotme banorët e njësisë Administrative Labinot -Fushë në Elbasan kanë dalë në protestë kundër rrëmbimit të pronave të tyre.

Shqetësim tjetër për ta është edhe ndotja e ajrit dhe e lumit Shkumbin që shkaktohet nga fabrika e peshkut, madje edhe janë kërcënuar nga drejtuesit e këtij biznesi.

Ata gjithashtu u shprehën se nga ana e policisë nuk i ka ardhur asnjë mbështetje dhe po rrezikojnë të humbasin pronat edhe pse janë autoktonë.

Banori i kërcënuar tha se çështja e tij është në Prokurori nën hetim.

Ai tha:

Më kanë kërcënuar, tokën e kam me tapi, me një tapitë vjetër. Ndihem i kërcënuar në radhë të parë si familja ime edhe unë, u bëj thirrje të gjithëve nga presidenti deri te kryeministri, sepse ndihem i kërcënuar.Ne kemi bërë disa kërkesa edhe në polici edhe në njësinë administrative, nuk na janë përgjigjur fare. Kur ne ishim të izoluar në shtëpi, kamionët e Rozafës vazhonin shkarkonin mbetje dhe nuk vinte policia, më në fund erdhi një patrullë dhe ajo u largua. Vajtëm te administratorja i thamë hajde se kështu është puna, nuk erdhi dhe tani u detyruam të dalim në protestë.

Thirrja jonë sot është mos të ndotin ambientin, mos të na marrin ujin, na kanë marrë ujin, u shpreh një banor tjetër.

Ndërsa sa i përket ndotjes së lumit Shkumbin, banorët u shprehën se fabrika i hedh mbetjet direkt në lumë, dhe siç duket nga pamjet, uji ka marë një ngjyrë të kuqërremtë.Nga ky ujë Elbasani furnizohet me ujë të pijshëm.

I pranishëm në protestë ishte edhe ish deputeti demokrat Luçiano Boçi, i cili tha se kjo është një kauzë e të gjithë qytetarëve të Elbasanit dhe jo vetëm e banorëve të zonës.

Nëse nuk do të ketë zgjidhje dhe reagim, ne do të përshkallëzojmë protestat dhe do të bllokojmë aksin Elbasan-Librazhd.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit