Një tjetër sherr ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë.
Raportohet se disa të rinj janë përleshur në Sauk, ku njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.
I plagosuri është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës.
Të rinjtë përdorën sende të forta në sherr, duke goditur njëri-tjetrin.
Nuk dihen ende motivet dhe rrethanat e sherrit dhe as emrat e të rinjve të përfshirë në sherr.