I kërkoi seks edhe mbesës së Martin Camajt, kush është shefi i policisë që akuzohet për përdhumin e një vajze

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.06.2020, 01:54

Detaje të reja janë zbardhur nga skandali i rradhës seksual, ku një shefi i policisë në Fushë Arrëz u ndalua nga SHÇBA-ja, pasi akuzohet se ka përdhunuar një vajzë, e cila kishte shkuar të bënte një denoncim.

Drejtuesi i lartë i policisë është identifikuar si Izmir Duraku. Ai dyshohet se ka përdhunuar një vajzë, që shkoi të denonconte rastin e një abuzimi seksual nga disa punonjës të Shtëpisë së Fëmijës në Shkodër.

E reja vendosi të bënte kallëzimin penal për shefin e policisë në prani të një psikologu, ndërkohë që ngjarja ka ndodhur në vitin 2015.

Ajo që e bën akoma më skandaloze këtë ngjarje është se kjo fakti se ky nuk ishte rasti i parë që Izmir Duraku ka përdorur postin e tij për të përfituar favore seksuale.

Rreth tre vite më parë, mbesa e shkrimtarit Martin Camaj, Vera Camaj, deklaroi në media se shkoi të kërkonte ndihmë në Komisariatin e Policisë së Fushë-Arrëzit, pasi ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj dhe nuk i kishin dhënë urdhrin e mbrojtjes.

Asokohe, Camaj shprehej se u përball me Izmir Durakun, të cilin e denoncoi publikisht për abuzim.

Sipas saj, Duraku i kishte kërkuar favore seksuale për t'i dhënë urdhrin e mbrojtjes.

Në atë kohë, ajo deklaronte:

Shefi i Pòlicisë Izmir Duraku në momentin që i kam kërkuar ndihmë, për kèrcënimet që kam marrë më ka íronizuar duke kërkuar favore sèksuale ndaj meje. Sa herë që kam thirrur pòlicinë, asnjëherë nuk më është gjendur. Ku mund të shkoj më unë? Kur nuk kam mbrojtjen minimale nga shteti im. Edhe në gjykatë kam kërkuar ndihmë, për të më lëshuar urdhrin e mbrojtjes, nuk ma japin.

Por çfarë ndodhi me Vera Camajn, pasi e denoncoi publikisht këtë super-skandal?

Si gjithmonë, asgjë! Po, po! Asgjë! Vera Camaj mori veç përbuzje dhe e zhgënjyer nga drejtësie shqiptare, ajo u largua drejt Gjermanisë që prej vitit 2019, ku ka kërkuar azil.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit