Kanë plasur përdhunimet! Polici i tij abuzoi me një vajzë, Lleshi: S’e rikthejmë dënimin me vdekje, s’është zgjidhje

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 06.06.2020, 11:50

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka qenë në një ispektim në doganën e Hanit të Hotit ditën e sotme ndërsa nuk ka mundur të shmangë fjalimin lidhur me ngjarjen e rëndë të denoncuar dje ku një shtetase ka fajësuar për përdhunim shefin e komisariatit të Policisë në Fushë-Arrëz, Izmir Duraku.

Duraku u arrestua dje ndërsa sot u përjashtua përgjithmonë nga policia. Ky nuk është i vetmi rast skandali në radhët e Policisë së Shtetit ku më herët në kryeqytet një patrullë policie kapi në pjesët intime një vajzë ne mes të rrugës.

Po ashtu kujtojmë rastin e 15-vjeçares së përdhunuar nga roja i shkollës 65-vjeçar për më shumë se një vit, një rast abuzimi seksual i paprecedent.

Ndërsa në fjalën e tij për mediat ministri Sandër Lleshaj ka thënë se nuk bëhet fjalë vetëm për përgjegjësi të ligjit po edhe për sensibilizim të shoqërisë. Ndërsa ka përjashtuar kategorikisht çdo mundësi për një rikthim të dënimit me vdekje për këto shkelje të rënda.

Minstri i Brendshëm, Sandër Lleshaj:

Duhen shtuar penalitetet dhe duhen çuar në ekstrem penalitetet për kujdestarët. Nuk është thjesht çështje e ligjit por edhe e sensibilizimit shoqëror. Duhet të reagojmë thellë si shoqëri. Dënimi me vdekje i stërdiskuatuar nuk ka kthim, është i pakthyeshëm. Kemi reaguar pas sinjalit të parë dhe nuk i dimë detajet por do të marrim masat më të forta. Rreziku vjen shpesh për ata që janë vendosur për të bërë rojën, pra kujdestarët.

Ai foli edhe lidhur me operacionin forca e ligjit, që sipas tij nuk është një dështim pas rasteve të kthyera pas nga SPAK.

Edhe rastet ku mund të ketë diçka për t’u diskutuar mund të kthehen sepse ne nuk jemi për të bërë gjueti shtrigash nëpër Shqipëri. Brezit të ri dhe gjithë shoqërisë duhet t’i japim mesazhe që krími do të goditet dhe nuk do të ketë vend. Pavarësisht se SPAK i kthen për arsye të ndryshme, paplotësim i ndonjë dokumenti çështjet vazhdojnë dhe do të përballen me gjykatën. Ka edhe raste që mund ti kenë bërë jo përmes krímit dhe shume mirë që kthehen mbrapsht nëse nuk e meritojn.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit