Ditën e sotme policia e Durrësit ka vënë në pranga një 56-vjeçar. Ai akuzohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj dy vajzave të mitura të moshave 9 dhe 13 vjeç.
Njoftimi
Polcia bën me dije se nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestuan në flagrancë shtetasit: R. S., 56 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kryer veprime të turpshme ndaj 2 të miturave, 9 dhe 13 vjeç.