Fshihen emrat në gjuhën greke nga tabelat në Finiq, Dule: Po nxisinin urrejtje ndaj greqishtes, gjuhës sonë amëtare

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09.07.2020, 07:16

300 firma duhen që një grupim njerëzish të cilësohen minoritet, me projektligjin e ri për njohjen e të drejtave të tyre. Sipas kryetarit të PBDNJ Vangjel Dule, në Finiq është nxitur një akt urrejtje etnike ndaj grekëve me fshirjen e emërtimeve të tabelave në gjuhën greke. I indinjuar, Dule shkruan në një postim në Twitter se ky fenomen nuk ndodh për herë të parë.

Ai shton se kjo është një vepër penale, por organeve kompetente nuk i shkon ndërmend ta shqyrtojnë. Dule i bën thirrje siç e quan ai spektrit evropian të politikës, opinionit të shëndoshë publik dhe medias që së bashku t’i presin rrugën një herë e përgjithmonë fenomeneve të tilla, autorëve dhe frymëzuesve të tyre.

Dule shkruan:

Prej ditësh, në shumicën e tabelave dygjuhëshe, të vendosura nga autoriteti rrugor përgjatë rrugës nacionale që përshkon bashkinë Finiq, janë fshirë emërtimet në gjuhën greke, gjuha amëtare e pjesëtarëve të minoritetit etnik grek. Ky fenomen nuk ndodh për herë të parë. Dhe megjithëse një akt i tillë:1)përbën vepër penale2)shkel frymën dhe germën e legjislacionit vendas dhe konventave ndërkombëtare për te drejtat e minoriteteve3)dëshmon dhe nxit urrejtje etnike, pushteti vendor hesht, drejtësisë nuk i shkon ndërmend, qeveria mbyll sy dhe veshë. Thirrja jonë për spektrin sinqerisht evropian të politikës, opinionin e shëndoshë publik dhe mediat është që së bashku tu presim rrugën një herë e përgjithmonë fenomeneve të tilla, autorëve dhe frymëzuesve të tyre.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit