Kruja vazhdon të jetë një nga vatrat më të nxehta në vend sa i përket numrit të të infektuarve.
Ditën e sotme janë konfirmuar katër persona pozitivë me Covid-19.
Raportohet se personat e prekur kanë pasur kontakte të mëparshme me persona të infektuar.
Ndërkohë që një ditë më parë në Krujë u konfirmuan 9 persona të prekur.