Zlatan Ibrahimovic nuk ka ndërmend të largohet nga futbolli i luajtur edhe pse së shpejti ai do festojë 39-vjetorin e lindjes.
Përkundrazi, ai vazhdon të surprizojë. Në janar vendosi të rikthehet te Milani, një klub që zë vend të veçantë në zemrën e tij.
Paraqitja e tij i kalon pritshmëritë teksa ka shënuar 9 gola në kampionat dhe një në Kupën e Italisë deri tani.
Tifozët e kuqezinjve presin rinovimin, ndërsa Ibra lëshon “perlën” e radhës në rrjetet sociale. Bomberi i Milanit ka postuar një foto ku shfaqet i moshuar.
Ai shkruan:
“Jam dakord me Zlatanin“, shkruan “gjiganti” i sulmit sipër fotos, duke krijuar ilaritet të madh te tifozët e Milanit dhe jo vetëm...