Teksa vendi po kalon një periudhë të vështirë për shkak të pandemisë së koronavirusit, shumë njerëz duket se nuk po e vrasin mendjen shumë për këtë gjë. I tillë është edhe fakti se përkundër rregullave dhe ndalimeve për grumbullimin e shumë personave, siç janë dasmat, shqiptarët nuk janë ndalur aspak. Ndërkohë, ditën e sotme një rast i pazakontë ka mbërritur në redaksinë JOQ Albania, ku disa dasmorë kanë bllokuar autostradën Tiranë-Durrës, duke u bërë kështu pengesë për qarkullimin e mjeteve të tjera. Nga pamjet ata duket se janë shumë të gëzuar dhe kanë ndaluar makinat dhe kanë dalë duke festuar dhe kërcyer në rrugë.