Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Pogradec. Kati i parë i një banese dykatëshe është përfshirë nga flakët si pasojë e rrjedhjes së gazit.
Mësohet se pronari i shtëpisë është djegur në disa pjesë të trupit dhe është dërguar me urgjencë në spital. Ai ka dashur që të ndezë diçka në kuzhinë dhe aty kanë filluar flakët.
Ndërkohë bashkëshortja e tij nuk ka marrë asnjë lëndim, pasi ajo ndodhej në katin e dytë të banesës.
Momentalisht burri po merr mjekim në spital, ndërsa llogariten edhe dëme të shumta materiale në katin e parë të godinës.