Reshje të dendura shiu pushtuan sot të gjithë vendin. Pas disa ditësh me diell, moti i keq erdhi këtë të mërkurë.
Mirëpo ata që janë "prekur" më shumë nga shirat janë pushuesit që kanë zgjedhur bregdetin e jugut. Shiu i dendur i ka lënë ata mbyllur në banesa pasi deti është me dallgë të mëdha dhe i rrezikshëm.
Megjithatë, sipas një video të mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA, dy të rinj në Qeparo nuk kanë "pyetur" për stuhinë dhe dallgët, por janë futur në det.
Gjithashtu era e fortë ka dëmtuar çadrat dhe disa lokale përreth. Nga pamjet e mbërritura në redakisnë e JOQ ALBANIA, shihet sesi era merr çfarë të gjejë përpara.
Mesa duket, moti i keq i ka prishur planet shumë personave, të cilët kërkonin vërtet të qetësoheshin.