Ka ndërruar jetë një person nga Vushtrria, i cili ishte shtrirë në spitalin e qytetit dhe po priste testin e koronavirusit. Informacionin e ka vërtetuar edhe drejtori i spitalit, Mursel Pllana.
“Ai është testuar dhe janë në pritje të rezultatit të cilin presim ta marrim brenda 24 orëve për të ditur nëse ka qenë me COVID-19 apo jo”, tha drejtori Pllana.
Në spitalin e Vushtrrisë, për momentin po trajtohen 28 pacientë. Ndryshe, edhe 10 pacientë të tjerë po presin për rëzultate.