Zbulohen paratë në banka të Arben Ahmetajt, gruaja e ‘Tigrit’ rrogë 65 milionë lekë nga banka e lidhur me familjen Berisha

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 05.08.2020, 18:13

‘Tigri’ i qeverisë që Rama e caktoi ministër të ‘Tërmetit’ dhe ‘Koronavirusit’ nuk njeh “krizë” financiare; vila, apartamente, dyqane, makina dhe para me thasë.

Ministri i ‘Tërmetit’ dhe ‘Koronavirusit’, Arben Ahmetaj, i njohur ndryshe edhe si ‘Tigri’ i qeverisë, nuk njeh “krizë” financiare, raporton Pamfleti. Gjatë vitit 2009, bashkëshortja e ‘Tigrit’ ka fituar mbi 80 mijë euro. 65 milionë lekë i ka marrë si pjesë e bankës Intesa San Paolo Bank, e lidhur ngushtë me familjen e Sali Berishës. Gruaja e Ahmetajt, Albina Mancka, 23 mijë euro i ka marrë vetëm nga dhënia me qira të pasurive të paluajtshme në Samos Tower dhe Tuborg. Ndërsa Ahmetaj deklaron 17 milionë lekë nga paga si Ministër i Shtetit për Rindërtimin pas tërmetit. Ndërkohë zbulohen edhe paratë që Arben Ahmetajt ka nëpër banka. Bëhet fjalë vetëm për paratë që ka deklaruar.

Nëpër banka të nivelit të dytë në Tiranë, Ahmetaj ka 135 mijë euro, depozitë 300 mijë euro, 114 mijë euro, 214 mijë euro, 10 milionë lekë, bashkëshortja 34 milionë lekë bono thesari, 3 772 euro; vajza llogari me gjendje 13 872 dollarë, 30 mijë euro, 3 259 pound, 36 723 pound dhe 51 571 pound. Gjatë vitit 2009, vajza e Ahmetajt ka nisur të transferojë një pjesë të parave në bankat në Angli. Arben Ahmetaj vijon të shesë herë pas here apartamente në selitë të Tiranës, ku dyshohet se ka bërë ndonjë pallat si Monika Kryemadhi në Laprakë. Nuk dihet me saktësi sa apartamente ka në pronësi Ahmetaj dhe bashkëshortja e tij në Selitë.

Arben Ahmetaj ka gjithashtu vilë në Qerret 150 milionë lekë, pasuri në Tiranë 390 mijë euro, vilë 90 milionë lekë, vilë 50 milionë lekë, apartament 120 m2, vilë 74 m2, apartament 75 mijë USD, 3 000 m2 tokë në Tiranë, apartament 200 m2+ 60 m2 zyra+3 parkingje, makinë 30 mijë euro etj. Këto janë vetëm një pejsë të parave dhe pasurive të luajtshme të deklaruara nga Arben Ahmetaj, mik i ngushtë me Ilir Metën dhe i perceptuar nga publiku si një ndër ministrat më të korruptuar të pluralizmit shqiptar. ‘Tigri i qeverisë’ e ka nisur ‘karrierën’ me skandalin e vjedhjes së impulseve telefonike të “Albtelekom” 18 vite më parë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit