Një 57-vjeçar u gjet i pajetë pasditen e sotme në kamionçinën e tij në aksin rrugor Polican-Suhë.
Viktima u qëllua me sende të forta nga një person i cili është identifikuar dhe është shpallur në kërkim nga policia.
Bëhet e ditur se viktima është Gëzim Saraci, banues në Gjirokastër. Informacionet e para bëjnë me dije se autori ka qënë duke udhëtuar me viktimën dhe pas disa konfliketeve të çastit e ka goditur me sende të forta duke i marrë jetën.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se pas krimit, autori ka telefonuar familjarët e tij duke u rrëfyer ngjarjen dhe është bërë kjo telefonatë shkak për identifikimin e tij.
Pas telefonatës me të afërmit autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.