Kroacia ka shënuar 25 vjetorin e operacionit të njohur ushtarak "Olluja" (Stuhia), kur kishte shpartalluar përfundimisht ushtrinë Serbe nga Kroacia.
Motoristët kroatë kanë nderuar ish ushtarët e Kosovës të cilët kishin marrë pjesë në këtë operacion, duke bartur flamurin dhe emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në ngjarje kanë marr pjesë edhe presidenti dhe kryeministri kroat.
Motoristët kosovarë që janë tradicionalisht pjesëmarrës në këtë ngjarje shkaku i pandemisë nuk kanë udhëtuar.