Policia ka publikuar pamjet tronditëse që tregojnë momentin kur një makinë përplas një grua që po shëtiste qenin duke e plagosur rëndë atë.
Pamjet tregojnë një grua duke ecur me kafshën e saj përgjatë Doe Bank Lane, në Great Barr, Birmingham, kur një Renault Clio rrëshqet nëpër rrugë dhe i godet, duke i xjerrë jashtë rrugës dhe duke i marrë para.
Në pamje duket se një burrë e një grua vrapojnë në rrugë duke u larguar me shpejtësi ndërs mësohet se janë drejtuesit e makinës që shkaktoi aksidentin.
Gruaja shpëtoi për mrekulli ndërsa qeni i saj ngordhi. Ajo pësoi lëndime të forta dhe theu njërën këmbë prej aksidentit.