Juventusi do sulmues, Pirlo tregon a do vijë Luis Suarez

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 19.09.2020, 18:58

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo ka dhënë së fundmi disa komente për merkaton e bardhezinjve. Te Juventusi nuk kanë mbyllur akoma goditjet në merkato, duke pasur synimin madhor një lojtar për fazën e sulmit. Edin Dzeko dhe Luis Suarez janë dy emrat që së fundmi janë lidhur me një kalim të mundshëm në ‘Allianz Stadium’. Megjithatë, lidhur me Suarez, shpresat e trajnerit të Juventus janë minimale për një transferim gjatë kësaj merkato vere.

Pirlo tha:

Merr shumë kohë që të sigurosh pasaportën italiane, kështu që shanset janë të vogla që Suarez të jetë qendërsulmuesi ynë”.

Kujtojmë që Suarez, disa ditë më parë kaloi testin B1 për gjuhën italiane, por duket se procedurat janë akoma të gjata. Sulmuesi uruguaian nuk bën pjesë në planet e Barcelonës dhe do largohet. Juventusi insiston prej kohësh, por mesa duket, nuk do kemi një transferim të tijin në Torino.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit