Janë dashur plot 2 vite që ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi të rikthehet te goli. Shqiptari duket se e ka thyer më në fund “mallkimin”, teksa ka shënuar në sfidën e sotme ndaj Uill në kampionati zbvicerian. Gashi aktivizohet te skuadra e Arau dhe në ndeshjen e sotme, në minutën e 15-të kaloi në avantazh skuadrën e tij. Për të gjetur golin e fundit të Gashit në një ndeshje zyrtare, duhet të kthehemi në 23 shtatorin e vitit 2018.
Ishte pikërisht ky momenti kur sulmuesi ishte pjesë e Kolorado Rapids, teksa shënoi në sfidën ndaj Kolumbus. 32-vjeçari iu bashku skuadrës së Arau, në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, por pa mundur të gjejë rrugën e rrjetës. Shqiptari duket se e ka nisur mbarë sezonin e ri, duke shënuar në sfidën e parë të kampionatit. Kujtojmë që Gashi mbahet mend nga tifozët shqiptarë për rastin flagrant të humbur në Europian ndaj Zvicrës ku ndeshja mund të kishte shkuar në barazim 1-1.