Femi Otedola, një biznesmen miliarder dhe bos i naftës i ka dhuruar secilës prej tri vajzave të tij një Ferrari Portofino me targa të personalizuara. Njëra nga vajzat e tij Florence Ifeoluwa Otedola, e njohur ndryshe për fansat e muzikës si DJ Cuppy, publikoi treshen e makinave në llogarinë e saj në Instagram. 27 vjeçarja i publikoi fotot për 6 milionë ndjekësit e saj dhe morën komente të shumta. Ajo kishte zgjedhur një Portofino ngjyrë rozë me targë CUP 9Y, ndërsa dy motrat e saj Elizabeth Temi e Tolani Otedola marën respektivisht një makinë ngjyrë bronzi e një ngjyrë blu.
Burimi: lindaikejisblog.com|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania