Barcelona është gati për rikthimin e tifozëve në stadium. UEFA, pak ditë më parë njoftonte se të gjitha ndeshjet që i ka ky institucion në kompetencëm mund të kenë deri në 30% të tifozëve të pranishëm. Kjo gjë duket se i ka pëlqyer skuadrës së Barcelonës, e cila është gati të shfrytëzojë këto tolerime të UEFA-s, për ndeshjen ndaj Ferencvaros.
Sigurisht që prania e tifozëve do të bëhej sipas të gjitha rregullave të caktuara nga protokolli shëndetësor. Ndeshja mes Barcelonës dhe Ferencvaros luhet më 20 tetor. Deri tani nuk ka asgjë zyrtare dhe mbetet të shihet nëse Barcelona do t’i ketë 30% të tribunave të ‘Camp Nou’ të mbushura me tifozë apo jo...