Një super gol është shënuar mbrëmjen e djeshme në ndeshjen Standard Liege – Rangers. Skuadra mike e drejtuar nga Steven Gerrard mori një fitore 0-2 në transfertë ndaj ekipit belg të Standard, në ndeshjen e xhiros së parë të fazës së grupeve në Europa League.
Kur po luhej minuta e 90’, vendasit në disavantazh, ishin vënë në sulm për të barazuar rezultatin. Me një kundërsulm të shpejtë, Kemar Roofe provoi një goditje nga mesi i fushës, për të shënuar një super gol. Kjo perlë po bën xhiron e mediave sportive.