Deputeti i njohur, Adriatik Alimadhi i ftuar në studion e ReportTV tha se deri më sot kishte vendosur që të mos shitej, por do ta bënte këtë “sacrificë” për Shqipërinë, duke shtuar se nëse Edi Rama e ndjek, mund të bashkëpunojë me PS-në.
Më konkretisht, deputeti ka deklaruar se:
“Kam dashur të jap një sinjal politik se nëse politika do të mbajë ballin kombëtar jam i gatshëm të bëj bashkëpunim për të mirën e qytetarëve dhe me djallin. Nëse duhet për të mirën e Shqipërisë mund ta bëj këtë bashkëpunim dhe me të majtën. Nëse Edi Rama na ndjek i them se jam gati ta bëj këtë. Unë nuk dua dhe skam dëshirë të futem në idetë dhe mendimet se çfarë bëjnë partitë e tjera. E djathta në Shqipëri është goditur dhe vazhdon të goditet. PD ka bërë gabim. Duhet të kishte bërë kujdes në përzgjedhjen e elementëve. E djathta është goditur nga elementë të caktuar. Lëvizjet politike çfarë sollën në Shqipëri gjatë kohës që morëm mandatin. PD LSI me një bashkëpunim të ngushtë me njëri tjetrin. E majta dominon në institucione në koncept."
Gjithashtu, ka treguar edhe vështirësitë që ka kaluar dhe pasojat që i ka lënë Covid 19 duke shtuar se:
“Ka qenë një situatë jo e mirë e imja. Kam qenë ndër të parët që jam prekur. Kam falenderuar bluzat e bardha që më kanë shërbyer me kujdes të veçantë. Kam qenë në kushte të vështira se mund të ndahesha nga kjo jetë. Mbyllesha brenda vetvetes sepse kjo është një sëmundje që të pushton dhe të vë përpara. Pavarësisht problemeve që më janë rikuperuar, kam një problem që dua t’ua them të gjithë atyre që më dëgjojnë. Aktualisht që jam i ulur këtu kam një lodhje të muskujve të trupit që kanë të bëjnë me lidhjen e kockave që më shkaktojnë probleme në ulje dhe në çuarje”.