Policia e Shtetit s’ndalet së spiunuari Median e Shqiptarëve! “Sigurimsat e Lleshit” paguhen me lekët tuaja për të përgjuar të gjitha faqet e JOQ

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 29.10.2020, 12:07

Shqiptarë, mos kujtoni se kemi mbaruar. Policët e Lleshit janë duke na surprizuar edhe më shumë me detyrën më “fisnike” që kanë marrë përsipër, atë të përgjimit dhe spiunimit të JOQ ALBANIA dhe qytetarëve që na ndjekin. Pas procesverbaleve më qesharake të mbajtura në historinë e demokracisë, ku OPGJ-të që paguhen me taksat e qytetarëve, deklaronin me shkrim dhe foto sesi ecte aktiviteti i faqes më të madhe në Shqpëri, një tjetër procesverbal i përgjimit të faqeve të administruara nga JOQ ALBANIA është dokumentuar nga një oficer i Lleshit. Me këtë dokument të siguruar nga JOQ, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka marrë pamjen e një institucioni që dikur quhej Zyra e Sigurimit të Shtetit, dhe kur themi ‘dikur’ e kemi fjalen për diktaturën, që me të tilla procesverbalesh po ia ndiejmë aromën edhe më shumë.

OPGJ Sami Muja, është heroi i radhës i shpëtimit të Shqipërisë nga krimi, pasi të gjithë e dimë që kjo është detyra e vërtetë e policisë, edhe pse nga Lleshi i ‘Rilindjes’ interpretohet ndryshe dhe përkthehet si “censura e mediave”. Muja më 6 Dhjetor ka patur si detyrë këqyrjen e komenteve dhe publikimeve të cilat kanë si qëllim përhapjen e panikut dhe kanosjes tek qytetarët. Këtë herë nën shqyrtim janë marrë vetëm faqet e administruar nga stafi i JOQ ALBANIA dhe asnjë faqe tjetër.

Faqet që janë përgjuar ashtu siç ka urdhëruar shef Lleshi, janë JOQ Çudira Shqiptare, JOQ Sport, JOQ News, JOQ Travel dhe JOQ Botë e Çuditshme. OPGJ ka nisur një proces-verbal ku mban shënim të gjitha detajet e faqes së Google.com, të cilën e ka hapur nëpërmjet browserit Google Chrome, dhe më pas fillon monitorimin nëpërmjet Facebook-ut. Ashtu si edhe kolegia e tij Gjenovefa, edhe Samiu ka përdorur një llogari për të hyrë në Facebook, por ndryshe nga “Landa” ai është treguar i kujdeshëm dhe nuk ka treguar profilin falso që ka përdorur.

Fillimisht është bërë këqyrja e postimeve të faqes Çudira Shqiptare dhe sipas OPGJ-së në faqe janë evidentuar vetëm mesazhe për lirinë e medias dhe apele për ndihmë. Në procesverbal përshkruhet me detaje fotoja e profilit dhe e coverit që ka faqja duke e kthyer edhe më qesharake dokumentin zyrtar. Ajo që vihet re është se oficeri i Lleshit është kthyer për të parë postimet që prej datës 25 nëntor, që daton një ditë para tërmetit. Pra urdhri është i qartë që ‘Spiuno sa të mundesh postimet që nuk na pëlqejnë’.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me faqet e tjera, që në ditët pas tërmetit që goditi vendin kanë patur si qëllim vetëm ndihmën ndaj shqiptarëve dhe informacionet që nuk përcilleshin në mënyrë të drejtpërdrejtë tek qytetarët. Në fund të procesverbalit, Muja shkruan se publikimet në faqe janë të shumta, por nuk kanë interes për hetimin, që me siguri, pas kësaj, shefat e tij nuk janë ndjerë mirë. Ashtu si edhe çdo procesverbal tjetër, këqyrja mbyllet dhe kjo ishte një ditë e bukur për OPGJ-në, i cili ngrohu karrigen dhe futi në xhep lekët e shqiptarëve.

Epo, ‘Mirësevini në Shqipëri’, vendin ku çudirat nuk kanë fund!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit