Vetëm disa ditë më parë, Elon Musk ishte 8 miliardë dollarë larg nga tejkalimi i Bill Gates si personi i dytë më i pasur në botë ... dhe tashmë, ai ia ka dalë. 49-vjeçari, CEO i SpaceX dhe Tesla e ka parë pasurinë e tij të rritet në 127.9 miliardë dollarë duke e shtyrë Gates, bashkëthemeluesin e Microsoft nga vendi i dytë.
Në mënyrë mbresëlënëse, Musk ka shtuar 100.3 miliardë dollarë në vlerën e tij neto këtë vit, që është më shumë sesa ka arritur dikush tjetër në listë. Megjithatë, ai është ende larg vendit të parë, i cili kryesohet nga CEO i Amazon, Jeff Bezos. Ai aktualisht ka një vlerë marramendëse prej 182 miliardë dollarësh.
Burimi: LadBible | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA