Lojërat e “Facebook” nuk kanë bërë për vete vetëm njerëzit të cilët nuk kanë post, por edhe ata të cilët janë të ulur në një karrige deputeti. Konkretisht deputeti i opozitës parlamentare Kostaq Papa, nuk ka nguruar aspak dhe ka luajtur me lojën AlKuiz, në “Facebook”. Ai ka provuar fatin dhe ka shikuar parashikimin që kishte përgatitur ‘quiz-i”. Ai ka qenë kurioz për të parë se sa herë do të martohet. Pasi është zbavitur me pyetësorët “sa herë do të martohesh”, deputeti ka zgjedhur që përgjigjen, të cilën ia jep “Facebook” ta ndaj me miqtë e rrjetit social. Ajo që bëri më shumë përshtypje ishte përgjigja e marrë. Sipas quiz-it”, kryetari i Partisë së Emigracionit Shqiptar, Kostaq Papa nuk do të martohet asnjëherë. Në fakt është për të ardhur keq, pasi sipas Papës, dikur kaçurrelat dhe lekët, kanë bërë që femrat pranë deputetit të pinin më shumë uiski se ujë, ndërsa sot në mungesë të flokëve, “Facebook” e ka lënë beqar.