Një ngjarje që mund të kishte pasoja fatale, ka ndodhur në një autostradë në Spanjë. Nga një video e filmuar shihet se një shofer kamioni është shenjëstruar nga një lazer. Në video mund të dallohet se një drejtues automjeti që ecte para kamionit, ka tentuar ta verbojë me lazer. Pas ndodhisë, personi përgjegjës i tentativës që mund të rezultonte fatale, është identifikuar dhe prangosur. Në deklaratën e tij për policinë, shoferi i kamionit është shprehur se përgjegjësi i drejtonte dritën e lazerit gjatë gjithë kohës duke vështirësuar gjendjen e tij dhe duke e verbuar.