Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së, ka deklaruar se e ka kaluar koronavirusin, por pa asnjë simptomë. Kjo e fundit deklaroi në Top Channel se zbuloi se kishte qenë e infektuar me covid-19, gjatë kohës që iu nënshtrua një operacioni. Vlen të theksohet se kryetarja ka mbajtur vazhdimisht qëndrime konspirative kundër koronavirusit dhe deri vonë ka refuzuar edhe mbajtjen e maskës.
Më konkretisht kjo e fundit tha se:
Ndërkohë, kjo e fundit ka shtuar se bashkëshorti i saj, që është njëkohësisht edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nuk e ka uruar për rizgjedhjen në krye të LSI-së. Gjithashtu, sipas saj beteja dhe gara e radhës për LSI do të jenë zgjedhjet e 25 prillit.