Oligarkët e Ndërtimit “hanë” Shëndetësinë! Gentian Sula i Kodrës së Diellit fut në xhep 4.6 MILIARDË

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 08.12.2020, 19:08

E dini cila është ndërthurja më e frikshme në procedurat e tenderimeve publike? Pikërisht kur oligarkët e kompanive të ndërtimit, ata që përfitojnë tenderat më të kripur në këtë fushë, hyjnë tek Shëndetësia dhe përfitojnë edhe këtej disa miliarda të tjerë, pra e thënë thjesht, “hanë” në dy sofra që ua servir qeveria në pjatë. Mund ta themi me plotë gojën se Gentian Sula i rezidencës "Kodra e Diellit"(Rezidenca këto që kanë strehuar udhëheqës shteti në nivel qëndror e lokal), me AGIKONS, një prej kompanive që sfidon të gjithë oligarkët e tjerë të fuqishëm pasi është përfitues i tenderave me vlerën më të madhe publike në Bashkinë e Tiranës dhe jo vetëm, mori përsipër të ndërtonte disa “vepra të pacena arti” duke përmendur këtu “Parkun Rinia”, por nuk lëmë pa përmendur këtu zaptimin e pasurisë së shqiptarëve, Kakomenë, bashkë me Luan Lekën.

Themi së është një prej oligarkëve më të fuqishëm në fushën e Infrastrukturës pasi në këtë tender të përfituar nga Ministria e Shëndetësisë më 27 Tetor për “Rikonstruksionin e godinës së Maternitetit Mbrëtereshës Geraldinë dhe ndërtimin e ri 3 kate”, i cili ka kaluar pa u përmendur nga asnjë media, me vlerë 4.6 MILIARDË LEKË PA TVSH, ka mundur të “hedhë në kosh” të gjitha kompanitë e oligarkëve të tjerë të fuqishëm të vendit, duke përmendur këtu “Ante-Group” të Bardhjus Bushajt e kullës së Liqenit, “GPG” të Paqsor Buzit dhe “Salillari shpk” të Pëllumb Salillarit, “GENER 2” të Bashkim Ulajt, etj.

Të gjitha kompanitë e oligarkëve të tjerë janë përjashtuar pasi nuk kanë plotësuar një kriter në tender, teksa vendimi për shpalljen e Gentian Sulës fitues në këtë tender ka patur ankesa nga operatorët e tjerë konkurrues. Oligarkët e ndërtimit janë shumë, dhe janë të pangopur, dallimi nga ata të Shëndetësisë, përpos faktit një numërohen me gishtat e dorës, qëndron në faktin se këta të Ndërtimit nuk respektojnë një “TRUST” midis tyre dhe arrin të dalë fitues ai i cili ka dozën më të lartë mavi në gjak.

Nëse do i bënim një bilanc të thjeshtë koncesioneve dhe tenderave publikë që ka përfituar AGIKONS ndër vite, mund të shkruanim një roman, por sot do të cekim vetëm disa prej tyre shkurtimisht.

Lista e koncesioneve dhe tenderave si më poshtë vijon:


  • Rehabilitimi i Parkut Rinia (TENDER)- AGIKONS, 787 MILIONË LEKË PA TVSH

  • “Kakome Bay Resort”- Ndërtues AGIKONS

  • Rikonstruksioni i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit-AGIKONS 1.6 MILIARD LEKË PA TVSH


Nga institucionet vendore, vërehet se AGIKONS ka përfituar tendera në vlerë 3 MILIARD LEKË PA TVSH.

Nga viti 2014-e deri më sot, kompania me zotërues Elvis Sulën, vëllain e Gentian Sulës me 100% të aksioneve, ka përfituar nga Thesari i Shtetit nëpërmjet transaksioneve mbi 22 MILIARD LEKË PA TVSH.

Viti (2014)-438 MILIONË LEKË PA TVSH

Viti (2015-2018)-8.3 MILIARDË LEKË PA TVSH

Viti (2019-Në vazhdim)-13 MILIARD LEKË PA TVSH


*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst apo ato me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit