Në 18.00 të ditës së sotme është paralajmëruar protesta popullore që nisi si ngritje zëri për drejtësi për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga ana e një efektivi policie të Shqiponjave. Qindra shqiptarë mbushën dje sheshin para Ministrisë së Brendshme për t’u zhvendosur tek Kryeministria me pankarta në duar duke kërkuar dorëheqjen e pushtetarëve që na qeverisin, të frustruar për situatën ku jeta e një personi merret si pa të keq. Në disa foto të mbërritura në redaksinë tonë, duket qartazi që Kryeministria është rrethuar nga forca të shumta policie dhe autoblindat kanë rrethuar një pjesë të mirë të qytetit. Mësohet se ditën e sotme do të jenë në terren 800 punonjës policie, ndërsa protesta do të nisë nga Ministria e Brendshme.