100 MILIONË LEKË tender për Latif Drenofcin

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 19.12.2020, 21:16

Ashtu siç e përmendëm në një artikull të disa ditëve më parë, oligarkët e kompanive të ndërtimit duket se nuk mjaftohen me miliardat që marrin nga sektori i Infrastrukturës sa kanë vendosur të hanë edhe një copë nga buxheti i majmë i Shëndetësisë. Shembulli konkret i ilustruar ishte pikërisht Gentian Selmani i Kodrës së Diellit, i cili me kompaninë e tij AGIKONS, në letra padyshim jo në emër të tij, kishte “zby...” të gjithë oligarkët e tjerë të ndërtimit (Fushën, Salillarin, Bardhjus Bushajn, Paqsor Buzin etj) duke fituar një tender nga Ministria e Shëndetësisë me vlerë 4.6 MILIARD LEKË PA TVSH për rikonstruksionin e godinës së Maternitetit Geraldinë.

Në një tender të ri me vlerë 112 MILIONË LEKË PA TVSH për 75 ditë, për mirëmbajtjen e objekteve në QSUT është shpallur fitues me procedurë “Negocimi të Drejtpërdrejtë”, menaxheri i projekteve në kompaninë AGIKONS, Latif Drenovci, me kompaninë e tij IBS, në të cilin është zotërues i 64% të aksioneve.

Tenderi i dyshimtë është shënuar me shkelje për Mungesë Gare dhe Mungesë Konkurrence me Negocim të Drejtpërdrejtë. Ndërkohë që edhe dy tenderat i tjerë i ka të shënuar me FLAMUJ TË KUQ.

Drenovci është gjithashtu pronar i një prej kompanive të Shëndetësisë që ka përfituar nga ky sektor, përkatësisht 125 MILIONË LEKË PA TVSH.

Zotërues me 36% të aksioneve të IBS, është Ilija Dimo, një prej biznesmenëve të ndërtimit që i ka shkaktuar dëme miliona euroshe shtetit shqiptar duke mashtruar me TVSH. Dimos iu dha masa e arrestit me burg e më pas iu lehtësua në arrest shtëpie.


Oligarkët e Ndërtimit “hanë” Shëndetësinë! Gentian Sula i Kodrës së Diellit fut në xhep 4.6 MILIARDË

*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst apo ato me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit