Është e pabesueshme se si rrjedhin miliardat nëpër duart e Mirlinda Karçanaj, drejtoreshës rilindase të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, shkurt AKSHI. Rezulton se kjo zonjë ka një “dashuri” të çuditshme multi-miliardere me Grigor Jotin e grupit INFOSOFT, të cilit ngeli duke i dhënë tendera në rangun e miliardave.
Rasti më i fundit është ai i tenderit me numër reference REF-74140-10-06-2020 dhe me fond limit 159.658.950 lekë të reja pa TVSH ose gati 2 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Objekti i tenderit është “Përmirësimi i sistemit VMS- për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural”, pra e thënë thjeshtë, mirëmbajtje.
Në të ashtuquajturën garë, kanë marrë pjesë 3 kompani, nga të cilat njëra nuk ka paraqitur fare ofertë ndërsa tjetra ka ofruar një vlerë më të ulët se kompania e Grigor Jotit. E megjithatë është skualifikuar. Si përfundim fitues është shpallur bashkimi i operatorëve ekonomikë i përbërë nga Ewis Company” &“IntrovusSolutions”Sh.p.k. & “IT Gjergji Kompjuter” Sh.p.k., kjo e fundit në pronësi të Grigor Jotit.
Gjithashtu shikohet se vlera fituese është thuajse identike me fondin limit, një tjetër fakt se fituesi i këtij tenderi ka qenë i paracaktuar që në fillim. Epo, i gëzofshi miliardat shtesë!