Milani ka marrë sot lajmin e keq. Në sfidën e nesërme ndaj Juventusit ekipi kuqezi do të jetë pa disa nga yjet e ekipit, si Gabbia, Bennacer, Saelemaekers, Tonali dhe Ibrahimovic. Ky i fundit u raportua se mund të ishte të paktën në stol, por nuk ka ndodhur kështu dhe Ibra do ta humbasë edhe këtë ndeshje. Megjithatë, do rikthehet Hernandez.
Sulmi i Milanit pritet të jetë me Rebic, Çalhanoglu dhe njërin nga dyshja Castillejo ose Diaz. Ndërsa, në mesfushë të pezulluarin Sandro Tonali, pritet ta zëvendësojë Krunic që do t’i bashkohet të paprekshmit Kessie në mesfushë. Në formacionin bazë do rikthehet Hernandez, që mungoi në fitoren ndaj Beneventos.