Protestat e ashpra në SHBA, ku mbështetës të Donald Trap kanë pushtuar Kapitolin, janë bërë tema kryesore e mbarë globit në dy ditët e fundit. Megjithatë për t;i shtuar pak doza humori kësaj proteste, sidomos për ndjekësit e futbollit, vëmendjen e ka tërhequr një person protestues, i cili ngjante shumë me Sergio Ramosin.
Në rrjetet sociale nisën të ngrihen pyetje nëse ishte Ramos ai në protestë apo jo. Megjithatë e sigurt është që personi në protestë për Trampin nuk është mbrojtësi i Realit, por një tjetër person i cili ngjasonte shumë me spanjollin. Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit:
A @SergioRamos se le está yendo la mano al pedir la renovación pic.twitter.com/19SQ18eTND
— JORGESEGURA (@JSEGURACLARA) January 7, 2021