Atletiko Madridi bën goditjen e madhe në merkato. Pasardhësi i Diego Kostës te skuadra madrilene do të jetë sulmuesi i Lionit, Musa Dembele. Francezi ishte objektivi kryesor i merkatos për trajnerin Simeone dhe tashmë duket i sigurt ky transferi. Lioni e pranoi propozimin e Atletikos, pavarësisht se në kontratën e Dembelesë ka një klauzolë.
Atletiko do ta huazojë fillimisht atë për 6 muaj dhe në fund të sezonit mund ta transferojë përfundimisht për 33 milionë euro. Dembele pritet të mbërrijë në Madrid ditën e nesërme. Ai do të jetë partneri i ri i sulmit, i Luis Suarezit, duke krijuar një dyshe të frikshme me uruguaianin. Objektivi i Atletikos këtë sezon është titulli kampion në La Liga.