Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga moti i keq dhe me reshje të shumta dëbore. Temperaturat kanë zbritur nën disa gradë minus, çka kanë shënuar edhe dimrin e ‘vërtetë’. Ndërkohë për një të ri nga Valbona temperaturat e ulëta duket se janë thjesht numra, pasi ai ka dalë t’i sfidojë ato duke u larë në lumë. Siç shihet edhe në video vendi ka ngrirë komplet, ndërsa i riu hidhet dhe qëndron në ujë për më shumë se 30 sekonda. Ai shton më tej se temperatura shkon deri në -30 gradë.
Mesazhi i mbërritur: