Qeveria përpiqet që të krijojë iluzionin se në vend po punohet. Kanë qenë të shumta rastet dhe denoncimet e qytetarëve për punët e lëna përgjysëm apo të bëra pa cilësi dhe shkel e shko. I tillë është dhe një investim dhe rregullimi i një ure i bërë para pak ditësh nga Bashkia e Kukësit në fshatin Mgull. Ndërkohë një qytetar na shkruan se pas 6 ditësh, ura nuk është funksionale dhe e kalueshme. Për pasojë banorët e këtij fshati kanë mbetur të izoluar dhe nuk lidhen dot me pjesën tjetër të vendit. Sipas qytetarit, kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici, u mjaftua vetëm të vinte disa dërrasa dhe të bënte ‘shfaqjen’ e radhës.
Mesazhi i qytetarit: