Disa çaste më parë një person është plagosur rëndë, pasi ka rënë nga tarraca e pallatit ku jetonte në Tiranë. Ky i fundit ishte duke rregulluar depozitën, por ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në oborrin e pallatit pranë shkollës “Kushtrimi i Lirisë”. Personi në fjalë, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.