Paratë tona kanë nisur të shpërndahen me thasë në Shëndetësi... Nëse nuk jeni informuar mjaftueshëm, ditët e fundit po bëhet nami me procedurat e tenderimeve publike në fushën më të kripur të shtetit!
Tendera në vlerë të frikshme, që u shpërndahen në vlerë monetare klientëve të qeverisë totalisht në shkelje... Skemë kjo që duket se nuk do të marrë fund ndonjëherë derisa vendi të qeveriset nga një klasë e tillë politike.
Për t’ju bërë një përditësim të fundit... Nuk mund të ishte kush tjetër veçse Nik Halilit, të përgjimeve të Ndranghettas ai i cili ka përfituar plot 9 MILIARD Lekë, shumë kjo më e madhe se disa koncesione të oligarkëve të fuqishëm. Por jo vetëm 9 MILIARDË, një shifër e frikshme e shoqëruar me disa “qoka” të vogla nga pas, tendera në shkelje për skualifikim të të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit.
Tenderi kryesor i një shume të majme të dhënë nga Enkelejd Joti, mbi 9 MILIARD LEKË, është përfituar nga GTS e Halilit nëpërmjet një marrëveshje kuadër, që i ka siguruar monopolizimin e oksigjenit në spitalet e vendit prej kohësh. Nëse hapet një tender me objekt oksigjenin në spitale, fituesi është i ditur tashmë.
Në kriteret përcaktuese të fituesit të tenderave të oksigjenit, justifikimi i monopolizimit të Halilit justifikohet me faktin: lëvrimi i këtij malli nga disa operatore ekonomike nuk është i favorshëm dhe krijon vështirësi autoritetit kontraktor për furnizim në kohën e duhur, për këtë arsye lëvrimi nga një OE i vetë, është praktikisht më i përshtatshëm. Pasiguria dhe vonesat mund të sjellin dështime në furnizmin me këto materiale për AK ne kohën e duhur, duke patur impakt direkt tek pacienti.
Listën e tenderave të fundit të përfituar ditët e fundit nga Besnik Halili dhe jo vetëm e gjeni të shënuar më poshtë:
Sipas tabelave të mësipërme, me anë të një përllogaritje të vogël, tenderat që ka përfituar Besnik Halili kohët e fundit në Shëndetësi janë këto:
Në një total prej MBI 10.7 MILIARDË LEKË PA TVSH!!!
TENDERAT E PËRFITUAR NGA KOMPANITË E TJERA OLIGARKIKE QË SHIKONI Në LISTË, DO T'I ANALIZOJMË NË DITËT NË VAZHDIM.
Luneda Sufali dhe Besnik Halili
*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*
© 2021 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara
Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.