Babai i portierit të Liverpool, Alisson Becker ka vdekur pasi trupi i tij u gjet në një liqen pranë shtëpisë së familjes. Policia lokale i ka thënë medias braziliane se Jose Agostinho Becker, 57 vjeç, besohet të jetë mbytur pasi u zhduk pranë një dige. Jose mendohet se ka shkuar për të notuar pranë pronës së tij në Lavras do Sul, në Brazilin jugor. Pasi u shpall i zhdukur, një mik i tij dhe një punonjës i pasurisë familjare zbuluan trupin të mërkurën në mbrëmje. Policia mbërriti në vendngjarje dhe vdekja e tij po trajtohet si një aksident. Ashtu si dy djemtë e tij, Alisson i Liverpool, 28 vjeç dhe Muriel i Fluminense, 34, Jose ishte një portier. Ai ka luajtur në ligat amatore në Brazil, ashtu si gjyshi i Alisson dhe përshkruhet si një ndikim i madh në karrierën e djemve të tij.
Burimi:thesun Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA