Edhe pse procesi i vaksinimit supozohet se ka nisur edhe në qytetin e Beratit, burime për faxweb bëjnë me dije se në këtë qytet kanë mbërritur vetëm 100 doza të Pfizer nga 300 që ishin premtuar fillimisht. Qyteti i Beratit ka 340 mjekë dhe infermierë, ndërkohë që në rang qarku numri i tyre shkon në 750, duke bërë që vaksinimi të mos kryhet as për 1/7 e tyre. Burimet saktësojnë se në listën e parë nuk janë pjesë shoferët e ambulancave, oksigjenistët apo sanitaret, të cilët janë në përballje të përditshme me virusin. Për stafet mbështetëse duket se nuk kujtohet askush, ndërkohë që mjekët dhe infermierët do të duhet të presin akoma.