Qytetarët e Dublinit dolën sot të protestonin në lidhje me masat anti-Covid. Ndërkohë nuk munguan përplasjet mes tyre dhe forcave policore. Një efektiv policie u godit me fishekzjarr në fytyrë dhe kaq mjaftoi që forcat e rendit të sulmonin me shkopinj demonstruesit në parkun qendror St Stephen’s Green. Protestuesit u grumbulluan në rrugën në hyrje të parkut, kur një prej tyre drejtoi shkopin e fishekzjarrit nga linja e policëve dhe goditi një prej tyre në fytyrë. Oficerët e ‘Gardaí’, siç njihen forcat e policisë në vend, reaguan ashpër ndaj sulmit duke avancuar ndaj protestuesve me shkopinjtë e gomës.
Ministrja e Drejtësisë Helen McEntee tha se do të ketë një gjyq special pas asaj që ajo e quajti një "protestë të paligjshme" në qendër të Dublinit.
Burimi: rte.ie news |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania