Qeveria e Japonisë po planifikon që javën ta bëjë me katër ditë pune, e cila synon të përmirësojë cilësinë e jetës së njerëzve,. Shpresohet që skema të nxisë gjithashtu industrinë e turizmit në vend, e cila është goditur rëndë nga pandemia Covid-19. Theksojmë se kombi japonez njohet si komb që punon me orë të gjata. Sekretari i kryeministrit Katsunobu Kato tha këtë javë se ai synon të konsiderojë futjen e një 'sistemi selektiv pushimesh javore tre-ditore', bazuar në rekomandimet fillestare të bëra nga Partia Konservatore Liberal Demokratike, brenda muajit. "Eshtë e rëndësishme të promovohen stile të ndryshme pune nga perspektiva e ekuilibrimit të jetës dhe punës, të tilla si kujdesi për fëmijët, kujdesi afatgjatë dhe luftimi i sëmundjeve"- tha ai ndër të tjera.
Kato merret me koordinimin e politikave të ministrive dhe agjencive në degën ekzekutive. Gjithashtu ai shërben si zyrtar për shtyp i qeverisë si dhe kryen kërkime mbi politikat qeveritare.
Burimi: Daily Mail |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania