Disa çaste më parë është regjistruar një aksident i frikshëm në autostradën Tiranë-Durrës ku janë përplasur 4 automjete. Siç duket, nga pamjet e dërguara në redaksinë e JOQ Albania, në aksident është përfshirë dhe një automjet i 4AM, kompanisë së BAç Ulajt, një prej klientëve kryesorë të qeverisë në fushën e tenderimeve publike. Nuk raportohet ende për persona të plagosur, ndërsa shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë. Automjeti i kompanisë së Ulajt ka marrë dëme të konsiderueshme. #udhëtonimekujdes