Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak çastesh në Kavajë. Policia ka njoftuar se një grua është gjetur e djegur brenda një makine dhe i shoqi i saj i varur në pemë pak metra më larg. Mësohet se viktimat janë Fëllënxa Shirja, 45-vjeçe dhe bashkëshorti i saj Bilbil Shirja 48 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Manskuri të Kavajës, dhe paraprakisht thuhet se burri ka vrarë dhe djegur trupin e gruas, dhe më pas në gjendje të rënduar psikologjike i ka dhënë fund edhe jetës së tij.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.