Eduard Curraj dhe oligarkja Vilma Nushi pastruan paratë e Ilir Beqajt

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 08.01.2024, 13:33

INVESTIGIM/LIDHJET

Data 8 Janar sot dhe Gjumashit të SKAP duket se s’i është tretur bakvallavaja e festave akoma. Arrestimi i bujshëm nuk po vjen! E vetmja gjë që shqiptarët po nuhasin është tymi mediatik në të cilin po smufohet figura e Ilir Beqajt.

Zhvatësi i sektorit të Shëndetësisë dhe buxhetit publik prej dekadash, po luan lolon publikisht teksa ka ndërruar rolet me Ermal Mamaqin, pasi e shiti këtë të fundit si biznesmen të suksesshëm me paratë që i ka zhvatur popullit.

Rrethi dhe skemat e pastrimit të parave nga Beqaj janë paralajmëruar prej kohësh në shkrimet investigative të JOQ me tenderat publikë dhe lidhjet e kompanive të tij me oligarkët e koncesioneve.

SKEMA E PASTRIMIT TË PARAVE NGA BEQAJ/ PERSONAZHET

1. EDUARD CURRAJ

Byroja Kombëtare e Hetimit pas kontrollit në kompaninë ‘Delta Pharma’ të Eduard Currajt ka ushtruar kontrolle në banesat e aksionarëve dhe drejtuesve të kompanisë farmaceutike. Një fakt i rëndësishëm që lidhet me këto hetime e kontrolle është se gruaja e Beqajt, Adriana Beqaj, ka qenë aksionere në një kompani që lidhet me ‘Delta Pharma’.

Faktohet se ajo ka zotëruar aksione të ‘Albanian Food and Hospitality’, një kompani e krijuar në vitin 2019, ndërsa me datë 3 mars të 2020-ës është larguar si aksionere nga ky biznes. Pas kësaj lëvizje të saj, pronar i ‘Albanian Food and Hospitality’ është Eduard Curraj, që rezulton po ashtu se është pronar i 50% të aksioneve të Delta Holding.

Nga dokumentet e QKB-së dhe të dhënave në Open Data Albania bëhet e ditur se “ALBANIAN FOOD AND HOSPITALITY LAB”, është themeluar më datë 23 Janar 2019 nga Arti Malaj dhe Adriana Beqaj, ku secili prej tyre zotëronte 50% të kapitalit.

Por pas një muaji, më datë 26. 02. 2019 gruaja e Ilir Beqajt, Adriana me anë të kontratës së dhurimit dha 35% të aksioneve në favor të ortakut Arti Malaj. Në këtë pikë kemi të bëjmë me një pjesëmarrje në kapitalin total me 85% nga Arti Malaj dhe 15% nga Adriana Beqaj.

Por çudia e madhe ndodh një vit më vonë.

Më 26.02.2020 gruaja e ish-ministrit shet dhe 15% të aksioneve që i kishin mbetur, me një shifër të pajustifikueshme. Për vetëm 15 mijë lekë të reja ose 150 mijë lekë të vjetra. Si rrjedhojë ortak i vetëm i kompanisë “ALBANIAN FOOD AND HOSPITALITY LAB” mbetet Arti Malaj, zotërues për 100% të kapitalit.

Më pas në skenë shfaqet Eduard Curraj i cili është dhe pronari i Delta Pharma. Një vit pasi Arti Malaj mori shumicën e aksioneve, më datë 12.08.2021, vendos të shesë 100% të kuotave në favor të Eduard Curraj, kundrejt çmimit 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Ilir Beqaj ka dyshime se kontrollon kompanitë në mënyrë indirekte dhe në kohën që ka qenë ministër ka dyshime për lidhje të kontratave klienteliste.


2. VILMA NUSHI

Beqaj ka rezultuar i përfshirë edhe në aferën e koncesionit të Check-Up të Vilma Nushit. Por si janë lidhur këto biznese me njëri-tjetrin? Si i kanë kaluar masivisht paratë publike Beqajt me dijeninë e të gjithëve?!

Gjatë kohës që ka qenë ministër Beqaj i ka dhënë 1.7 Milionë $ Vilma Nushit për punë të pakryera në koncesionin e Check-Up. Shteti nuk mori asnjë masë për këtë abuzim fondesh publike. Beqaj thjesht e ka përdorur Nushin për t’i pastruar ato që në fakt janë paratë e tij.

Të dy janë duke u hetuar nga SPAK por ende askush nuk është vënë në pranga.

JOQ ka hulumtuar prej vitesh në skandalet e sistemit të shëndetësisë por Gjumashi i SPAK nuk ka tentuar ta finalizojë rezultatin që të gjithë e dimë.

Eduart Curraj, pronari i farmacive Ditë e Natë dhe oligarkja e Check Up Vilma Nushi kanë bashkëpunuar në disa tendera Shëndetësie duke pastruar para për Beqajn

JOQ I KA RAPORTUAR NDËR VITE VJEDHJET POR SPAK NUK KA LUAJTUR GISHTIN!

Endrit Hido, nipi i oligarkes ka përfituar disa tendera me Currajn duke pastruar para për Beqajn me ndihmën e Ogerta Manastirliut. Njëri prej tyre ka vlerë mbi 1 Miliard Lekë.

LEXO ARTIKULLIN INVESTIGATIV

Manastirliu u jep oligarkëve të Shëndetësisë 1 MLD LEKË të popullit/ Nipi i Vilma Nushit, Eduard Curraj dhe Tit Vasili

3. BLERI DERVISHI

JOQ ka raportuar rreth një vit përfitimin e kuzhinierit të Beqajt tek restorant “Gzona” nga fondet e Sipërmarrjes së Shtetit 100 Milion Lekë nga ministrja e atëhershme Edona Bilali.

Kuzhinieri i Beqajt po ashtu ishte i përfshirë në këtë skemë.

LEXO ARTIKULLIN INVESTIGATIV

Edona Bilali i jep 100 MLN Lekë kuzhinierit të Ilir Beqajt

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit